Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se skriningu në kopshtet përfundon javën e ardhshme, duke paralajmëruar se kopshtet e fëmijëve do të fillojnë me punë nga fillimi i qershorit.
“Këtë javë duhet të përfundojë skriningu dhe pas javës së ardhshme kopshtet do të fillojnë me punë, domethënë përafërsisht në fillim të qershorit”, tha Filipçe në intervistën për Televizionin 24.
Në pyetjen e gazetarit se kur planifikohet të hapen kufijtë, ministri theksoi se pritet nga mesi i qershorit.
“Nga mesi i qershorit pritet hapja e kufijve, kjo është periudhë e duhur kur do të mund të hapeshin kufijtë”, theksoi Filipçe, duke bërë thirrje se njerëzit mund të shkojnë kudo në qoftë se i respektojnë masat.