Komisioni Evropian (KE) po i monitoron nga afër bisedimet midis partive politike për të caktuar datë për zgjedhjet parlamentare, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Ne po i ndjekim nga afër bisedimet në Shkup midis liderëve politikë. Bisedimet duhet të vazhdojnë që vendi të jetë në gjendje të organizojë zgjedhje dhe të ballafaqohet plotësisht me pasojat e krizës me Kovid-19”, tha në pyetjen e (MEDIAL)-s, zëdhënësja e Komisionit për zgjerim, Ana Pisonero.
Burime në institucionet e BE-së për (MEDIAL)-n thanë se pasiguria për zgjedhjet mund të ndikojë gjithashtu edhe në publikimin e kornizës negociuese, e cila pritet zyrtarisht gjatë muajit tjetër. Këto dokumente mund të shtyhen deri në shtator, veçanërisht nëse ka vonesa në Shkup dhe Tiranë.
Sipas disa burimeve diplomatike, bëhet gjithnjë e më e qartë se raportet e rregullta të përparimit për vendet e rajonit do të shtyhen deri në vjeshtë, megjithëse KE-ja deri më tani nuk ka pranuar të japë konfirmim zyrtar.
Mbetet pyetja nëse korniza e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut megjithatë do të publikohen në qershor. Raportet dhe kornizat nuk duhet të publikohen në të njëjtën kohë.