Kompenzim financiar për të gjithë personat që kanë mbetur pa punë nga 11 marsi deri më 30 prill 2020, paralajmëroi kryeministri Oliver Spasovski. Me këtë masë, Spasovski tha se u japim mundësi për kompenzim financiar të gjithë personave që e kanë humbur vendin e punës, përfshië edhe ata që e kanë ndërprerë marëdhënien e punës përmes deklaratës me shkrim, marrëveshjes ose kanë marë vendim për largim nga punëdhënësi, raporton drejt.mk.
“Kjo masë i përfshn personat që kanë mbetur pa puna nga periudha 11 mars deri më 30 prill që kanë ndërprerje të punës në bazë të papunësisë, me dhënie të deklaratës me shkrim, ndërprerje të punës me marrëveshje ose me vendim nga punëdhënësi. Të nderuar qytetarë, është e njohur dhe dëshmuar përvojat që flasin për atë se nga çdo krizë më e rëndëisshem është të nxiren mësime dhe të përshtaten resurset për zhvillim të ri në kushte të reja. Andaj Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut ndërmer masa hapa adekuat afdatgjatë nga kriza shëndetësore dhe socio ekonomike për të krijuar kushte për ndryshime dhe rritje strukturore. Për ta arritur atë pas dy masave për mbështetje e japim edhe pakon e tretë si shtyllë kryesore për zhvillim të ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Spasovski./drejt.mk/
A.Z.