Në pakon e tretë ekonomike të propozuar sot nga kryeministri Oliver Spasovski parashihen edhe masa për mbështetje financiare për të rinjë deri më 6000 denarë, kartelë vendore pagesore prej 3000 denarë dhe vauçer për kofinancim për trajnime për IT dhe aftësi digjitale, njofton drejt.mk. Përveç kësaj, Qeveria do të subvencionojë edhe pagesën e rregjistrimit në fakultet, konvikte dhe trajnime në shkencat e teknologjisë informative.
“Kjo është mbështetje e fuqishme për të rinjtë që të vazhdojë procesi arsimor pa ndërprerë dhe të sigurohet fuqia konsumatore si kontrbut për standardin e nxënësve dhe studentëve. Masa përfshin vauçer prej më së shumti 6000 denarë për mbulimin e participimit në Universitet ose për vendosje në konvikte të nxënësve dhe studentëve dhe kapacitetet e rregjistruara për banim për studentët dhe nxënësit që vijnë nga familjet me të ardhura të ulta. Masa përfshin edhe kartelë pagesore për të rinj në vlerë prej 3000 denarë për produkte dhe shërbime vendore. Vendosëm edhe kartelë pagesore prej 3000 denarë për trajnime dhe kurse për IT dhe aftësi digjitale për të rinj. Me mbulimin e shpenzimeve për trajnime dhe edukime I mbështesim të rinjtë të fitojnë dituri dhe aftësi nga teknologjia informative që do tu mundësojnë punësim të shpejtë në ekonominë e re zhvillimore. Kjo masë do të përfshijë 100 mijë bashkëqytetarë të rinj në vlerë prej 12 miljon euro”, tha Spasovski. /drejt.mk/
A.Zeqiri