Shtabi ndërkomunal i krizës për komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë Rostushe nga autoritetet qendrore propozojnë të zvogëlohet koha e orës policore dhe të vendosen rregulla, sipas të cilave do të funksionojnë hotelieritë. Propozimet erdhën pas takimit të zhvilluar sot në Gostivar, ku u diskutua gjendja me koronavirusin në rajonin e Gostivarit.
“Në përfundimet nga mbledhja e sotme u propozua të parashtrojmë propozim, me të cilin do të shkurtohet ora policore. Ditëve të punës të fillojë në ora 11:00 dhe të mbarojë në orën 05:00. Ne kërkojmë nga Qeveria që të përgatisë protokollet sa më shpejt që të jetë e mundur, sipas të cilave hotelierët do të punojnë kur të hapen tarracat e verës në restorante dhe kafene”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Ai theksoi nevojën për të hapur objektet hotelerierike sa më shpejt të jetë e mundur, sepse, siç tha ai, do të lëvizë dukshëm bizneset e vogla dhe do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë lokale.
Situata në rajon, sipas konkluzioneve, është nën kontroll dhe e qëndrueshme, ndërsa qytetarët kryesisht respektojnë masat dhe rekomandimet.