Këtë javë të hapen dhe të kthehen në funksion qendrat për edukim, trajnimet, seminaret të të rriturve, organizimi i mbledhjeve, organet për menaxhim dhe konferencat, auto shkollat, qendrat e provimit, trajnimet sportive në ambiente të hapura për sporte individuale, teni dhe bastoret përmes sportelit pa veprimtari hotelierike, dhe qendrat e mbyllur tregtare përkatësisht mollet pa veprimtari hotelierike, si dhe qendrat për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit të cilat tërësisht i përgatitën kapacitetet.
Këtë e parasheh propozim-plani që Komisioni për sëmundje ngjitëse përmes Ministrisë së Shëndetësisë do t’i parashtrojë Qeverisë për zbutje të masave restriktive, që sot në konferencë për shtyp e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Theksoi se patën takim me Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe në bazë të analizës ai e solli propozim-planin për ulje të masave restriktive, që do të zhvillohet në disa faza.
“Pakësimi i masave është në bazë të disa kritereve të cilat i merr parasysh edhe OBSH. Tre prej tyre janë kyçe – së pari nëse epidemia është vënë nën kontroll, nëse sistemi shëndetësor është në gjendje të përballet dhe t’i menaxhojë edhe numrin e pacientëve tani, por edhe nëse mund të përballet me paraqitjen e sërishme të numrit të madh të rasteve dhe nëse sistemi për mbikëqyrje të shëndetit publik mund t’i zbulojë dhe të menaxhojë me rastet dhe kontaktet e tyre dhe të identifikojë mundësisht paraqitje të rasteve të reja. Të gjitha këto kritere janë përmbushur. Gjendja në vend është vlerësuar si stabile”, tha Filipçe.
Pas ndjekjes së gjendjes epidemiologjike pasi që të kthehen në funksion të gjithë këta operatorë ekonomikë., potencoi ministri, javën e ardhshme do të kihet parasysh të rekomandojë edhe hapje të objekteve hotelierike me shërbim, trajnimet sportive në ambiente të hapura për sporte kolektive, dhe sërish pas analizës epidemiologjike dhe ndjekjes së gjendjes javën e ardhshme pas asaj, lojërat e fatit dhe kazinot, klubet automatike, trajnimet në ambiente të mbyllura sportive dhe pishina, puna e klubeve të fitnesit dhe objektet hotelierike.