Shteti ekziston për qytetarët, që t’u ndihmojë më lehtë t’i kapërcejnë pasojat e kësaj krize dhe kjo është arsyeja pse ne po përgatisim një set të tretë të masave ekonomike, të destinuara për rimëkëmbjen e ekonomisë, deklaroi sot kryetari i LSDM, Zoran Zaev.
“Përfundimisht me ditën e djeshme, edhe pse ishte fundjavë, ishin 3.747 kompani që aplikuan për masat ekonomike, që është një numër i madh gjatë një fundjave dhe e shfrytëzojë rastin të apeloj tek kompanitë që të vazhdojnë të aplikojnë, sepse ato janë para të tyre, që të mund t’i ruajnë vendet e punës, ta japin rrogën e muajit prill, kemi sjellë një fleksibilitet shtesë të masave vetëm që të ruhen vendet e punës”, tha ish-kryeministri në emisionin e mëngjesit “Utrinski brifing”.
Në këtë krizë, ne po luftojmë për ruajtjen e vendeve të punës, theksoi Zaev, duke shtuar se numri i personave që i kanë humbur vendet e punës gjatë krizës është nën 7.000.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të papunë që të drejtohen në Agjencinë e punësimit, të dorëzojnë kërkesë për ndihmën e parashikuar dhe të marrin 50 për qind të pagës së tyre.
Masat që kemi marrë në këto dy vjet e gjysmë, shtoi Zaevi, kanë siguruar që tani të gatshëm ta presim krizën.
“Ne edhe para krizës, kemi zbatuat një seri masash për t’i nxjerrë varfëria më të varfërit, kemi rritur ndihmën sociale për 300 për qind, kemi sjellë rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani prej mbi 700 denarëve për të gjithë pensionistët”, tha Zaev.