Banka Popullore është garant për stabilitet të çmimeve dhe të denarit, porosit guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska në intervistë për “Nezavisen.mk”.
Sipas saj, e rëndësishme është ajo që shoku me të cilin tani përballen ekonomitë për shkak të pandemisë së kovid-19, nuk është nga karakteri ekonomik dhe prej këtu, edhe pse priten efektet e afatit të shkurtër të jenë më të mëdha, megjithatë ajo nuk do të duhet dukshëm të reflektohet mbi potencialin afatgjatë për rritje të ekonomive dhe mbi stabilitetin makroekonomik.
Në intervistë, Angelovska-Bezhoska potencon se në funksion të mbajtjes së stabilitetit makroekonomik janë shumë masa që ndërmerren nga ana e bartësve të politikës fiskale dhe monetare, efektiviteti i të cilave do të jetë një nga faktorët e rëndësishëm për ballafaqim me sfidën e korona-krizës.
Përkujton se ndryshimet strukturore dhe rregullatore në ekonominë tonë viteve të fundit kanë kontribuuar për përmirësim të fundamenteve të ekonomisë.
Në intervistë ajo u kthye edhe në arritshmërinë e mbështetjes financiare për ekonominë e Maqedonisë dhe të masave që janë në kompetencë të bankës qendrore, ndërsa paralajmëron se së shpejti në opinion do të prezantohen edhe projeksionet e rregullta makroekonomike të cilat janë në fazën përfundimtare.