Maqedonia e Veriut është gati për t’iu rikthyer normalitetit, por nën kushtet dhe masat e kujdesit në këtë periudhë të pandemisë me koronavirusin.
Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp pasi doli nga karantina, pasi që edhe në testin e dytë për koronavirusin doli negativ.
Sipas tij, Komisioni për Sëmundje Infektuese ka përgatitur planin për kthimin gradual në normalitet.
“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka përgatitur të gjitha protokollet për funksionimin e shumë segmenteve shoqërore, operatorëve ekonomik, fabrikave, transportin publik. Javës tjetër do të zyrtarizohen pas konsultimeve finale me të gjithë segmentet e prekura me qëllim që të dëgjojmë sugjerime eventuale, pas së cilës do të prezantojmë në opinion. Sipas meje këto janë zbutje e ndalesave”, theksoi ministri Filipçe, duke shtuar se gjithcka do të zbatohet gradualisht.
Sipas tij, të gjitha parashikimet e shumë vendeve të botës tregojnë se virusi me siguri do të mbetet dhe se në rast se nuk respektohen masat, në rast që sërish përsëriten ato parakushte në të cilat mund të rritet transmetimin, dhe madje edhe nga bartësit asimptomatik të pavetëdijshëm, mund të kemi raste të reja.
Ai këtë e potencioi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me mënyrën se si ai komenton studimin e Singaporit se virusi Kovid-19 do të zhduket deri më 16 qershor.
“Në diskutimet tona me ekspertë, epidemiologë, infektologë, është praktikisht shumë vështirë të besohet se virusi mund të zhduket”, konsideron Filipçe.
Sa i përket përqindjes për faktorin e transferimit, ministri theksoi se ai është nën nivelin kombëtar, por ata janë duke pritur për disa ditë të tjera, e vlerësojnë mirë numrin e pacientëve, dhe duan të sigurojnë për disa ditë që numri i pacientëve të diagnostikuar të jetë aq i vogël, që me siguri të thuhet se pandemia ngadalë po zvogëlohet.
Ministri Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes se përfaqësuesit e OBSH-së e përcaktuan Suedinë, si model të mirë për të menaxhuar me koronavirusin, theksoi se ne kemi zgjedhur modelin ideal për vendin tonë dhe sistemin tonë shëndetësor, dhe se tani mund të shihen rezultatet, në fakt gradualisht po zvogëlohet numri i pacientëve të diagnostikuar dhe numri i testeve