Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 386 teste, prej të cilëve 23 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 5 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 5, Tetovë 6, Veles 2, Negotinë 2.Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1465.
Gjithsej 111 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 13 pacient nga Shkupi, 74 nga Kumanova, 1 nga Shtipi, 18 nga Prilepi, 1 nga Manastiri, 1 nga Ohri, 1 nga Kriva Pallanka, 1 nga Probishtipi dhe 1 nga Demir Hisari. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 738.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit katë raste tjera me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga Shkupi. Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 59 vjeçare nga Gostivari. Në raportin e sotëm të ISHP-së janë evidentuar edhe dy raste të vdekjes si pasojë e Covid-19 në rrethinën e Kumanovës, respektivisht bëhet fjalë për persona të moshës 72 dhe 79 vjeçe.