Autoritetet ende nuk kanë vendosur nëse fundjava e ardhshme, të cilës i paraprin edhe festa e 1 Majit, do të ketë kufizim treditor të lëvizjes së qytetarëve dhe se kjo do të vendoset në bazë të analizës së sjelljes së qytetarëve, nëse respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të detyrueshme dhe mbajtjen e distancës.
Në ditët e kaluara, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kemi parë që ka një numër qytetarësh që me të vërtetë i respektojnë masat, dhe kemi parë që ka një numër të madh të qytetarëve që nuk i respektojnë këto masa.
“Masën e lirimit të orës policore – më shumë orë lëvizje të lirë ne e sjellim së bashku në një paketë me mbajtje të detyrueshme të maskave dhe vetëm kështu do të ketë një efekt dhe vetëm atëherë do të ketë rezultat. Do të analizojmë këtyre ditëve. Nesër, do t’i kërkojmë Qeverisë të fillojë gjobitja më herët që në fillim të kësaj jave, jo nga 1 maji, siç kemi thënë fillimisht. Pse? Sepse kemi vërtet frikë se e gjithë kjo mund të ketë një efekt negativ nëse nuk respektohen masat në këtë drejtim. Do të analizojmë sjelljen e qytetarëve këto ditë, nëse respektohen masat për distancë të detyrueshme, mbajtja e maskave dhe në bazë të kësaj do të marrim vendim se si do të organizohet fundjava e ardhshme”, tha në konferencën e sotme për shtyp. ministri Filipçe.