Kryeministri Oliver Spasovski i publikoi masat e reja të lehtësuara në seancën e sotme qeveritare lidhur me ndalesën për lëvizje për shkak parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Sapo kemi marrë vendime të rëndësishme në seancën e Qeverisë. Duke filluar nga nesër, e enjte, 23 prill, kufizimet në lëvizje do të zvogëlohen. Çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 19:00. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Për personat mbi moshën 67 vjeç, lëvizja do të lejohet çdo ditë pune nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 12 të mesditës. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin nga e hëna deri të premten prej orës 13:00 – 19:00”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ulet gjithashtu edhe kufizimi i lëvizjes gjatë fundjavës.
“Tani e tutje, ndalimi i lëvizjes për fundjavën do të fillojë nga ora 15:00 të shtunën, dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Të shtunën, për personat mbi moshën 67 vjeç do të lejohen të lëvizin nga ora 5 e mëngjesit në 11 pasdite. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç të shtunën do të munden të dalin nga ora 12:00 deri në ora 15:00”, qëndron në statusin e Fejsbukut dhe në të njëjtën kohë paralajmërohet konferencë për media më e hollësishme në orën 17.