Pas mbledhjes të sotme të Qeverisë, kryeministri Oliver Spasovski tha se masat e deritanishme të propozuara nga ekspertët e shëndetësisë kanë dhënë rrezultate pozitive. Ai është shprehur se falë masave sot kemi numër linear të rasteve me korona virus.
“Në këtë mënyrë kufizimet do të zvogëlohen dhe kujdesi duhet të shtohet. Kështu do të sigurojmë shëndetin e qytetarëve, të jetë i mbrojtur. Masat e deritanishme të krijuara nga persona kompetent ishin të krijuara duke pasur parasysh pikun si dhe efikasitetin e rrespektimit të masave dhe rreziqeve që u shfaqën. Me shumë të drejtë dhe me kokën lartë duhet të themi se masat dhanë efekt. Numrat na tregojnë se strategjia është e mirë dhe se kemi numër linear të rasteve të reja”.