Deputetët e LSDM-së dhe të partnerëve të tyre të koalicionit sot ende po konsultohen, por edhe grumbullohen nënshkrime për iniciativën për thirrjen e seancës së Kuvendit të shpërndarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka siç informojnë, kryetari i parlamentit të thirr seancë që të konfirmohen vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme prej 30 ditëve në vend për shkak të pandemisë me virusin korona.
Seancë, siç theksojnë nga LSDM-ja, mund të thirret me 20 nënshkrime të grumbulluara të deputetëve në bazë të nenit 67 të Rregullores për Punë të Parlamentit në të cilën në nenin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr seancë edhe me kërkesë së kryetarit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 të Kushtetutës, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”.
“Qëndrimi i grupit parlamentar të LSDM-së është se Kuvendi duhet të jetë në funksion dhe për këtë janë përmbushur të gjitha kushtet e shënuara në Kushtetutë. Për këtë shkak qëllimi ynë është që të bëjmë edhe një përpjekje që të thirret seancë në të cilën do të konfirmohen vendimet e Pendarovskit, por të jetë në funksion dhe nëse në të ardhmen ka nevojë përsëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Po bëjmë konsultime edhe me grupet tjera parlamentare me të cilët e ndajmë mendimin për punën e Kuvendit në kushte të tilla. Më së voni deri nesër kërkesa për thirrjen e seancës do të dorëzohet deri te kryetari i Parlamentit”, deklaroi Jovan Mitrovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së për MIA-n.
Për atë se si do të mbahej seanca, ai tha, se do të ishte sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për mbajtjen e distancës gjegjësisht në mënyrë elektronike ose në salla të Kuvendit ku mund të sigurohet distancë prej dy metrave mes deputetëve, si salla në Kupolë në katin më të lartë të Parlamentit.
Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski në “Utrinski brifing” sot e përsëriti qëndrimin se është mirë që të funksionojë Parlamenti dhe deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në disa raste theksoi se nuk mund të thirr seancë në Parlamentin i cili sapo është shpërndarë. Xhaferi, siç thonë nga Kabineti i tij, për iniciativën do të deklarohet pasi deputetët do ta dorëzojnë deri te ai.
VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështesë iniciativën e LSDM-së, ndërsa për momentin nuk ka informacione se cilët deputetë të bllokut shqiptar do ta mbështesin këtë iniciativë.
Nga VMRO-DPMNE-ja, për MIA-n potencojnë se bëhet fjalë për iniciativë të ish deputetëve, ndërsa qëndrimin për këtë partia e ka kumtuar qartë në takimin e fundit të liderëve.
“Secili hap i cili është jashtë asaj për çka jemi marrë vesh dhe kemi pranuar dhe nga liderët politikë në takimin e fundit të liderëve do të ishte shkelje e njëanshme e parimit për koncensus politik. Dukshëm bëhet fjalë për dy punë, ose Zaevi hyn në aranzhime dhe kombinatorika private me deputetë, ose dëshira është shumë e madhe që të gjuhet në errësirë, gjegjësisht gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike kur njerëzit po i humbin jetët e tyre, Zaevi të sjellë vendime personale të njëanshme në dëm të shtetit”, potencojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut u shpërnda më 16 shkurt me 108 vota “për” për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Zgjedhjet u shtynë për shkak të pandemisë me Kovid-19.