Branko Azeski, Kryetaru i Odës Ekonomike të Maqedonisë, për “Top Tema” tha se me masat ekonomike të zbatuara nga qeveria për shkak të situatës me coronavirusin, shteti do të qëndrojë pas kompanive dhe do të punojë për shpëtimin e tyre, si dhe vendeve të punës.
“Masat duhet të shihen si një e tërë, nëse shihen individuale, atëherë i gjithë koncepti humbet. Unë mendoj se Qeveria nuk ka guxim t’i thotë se sa do të zgjasin këto masa, sepse askush nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë kriza.
Edhe në vendet më të zhvilluara, nuk ka pasur ndonjë vlerësim se si do të përshkallëzohet situata. Kështu që në fillim të negociatave, kur u ulëm dhe kuptuam se duhej të vepronim, ishim në pozicione të ndryshme. Mendohej se ndërhyrja do të ishte e vogël, me pak para. Sipas asaj që dinim ne, theksuam se do të zgjaste më shumë, se do të duheshin më shumë para. Deri tek përputhja e qëndrimeve zgjati shumë, por mendoj se qëndrimet ngadalë po afroheshin.
Kërkojmë që e gjithë paketa e masave të publikohet në mënyrë transparente, në mënyrë që subjektet ekonomike të kuptojnë se shteti do të qëndrojë prapa tyre dhe do të punojë për të shpëtuar vendet e punës dhe kompanit”, tha Azeski./Telegrafi/