Hisen Xhamaili ministër për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një status ku thuhet se është marrë vendimi që Dibra dhe qendra Zhupë të dalin nga karantina njofton InfoShqip.com
Postimi i plotë i Xhemailit:
“Sot, Qeveria e RMV-së solli vendim që Dibra dhe Qendër Zhupa të dalin nga karantina dhe t’u bashkohen qyteteve tjera në rregullat e përgjithshme!
⛔️Qeveria vendosi ndalim të lëvizjes dhe regjim të veçantë të lëvizshmërisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe gjatë festës së ardhshme krishtere, Pashkët, gjegjësisht ndalimi i lëvizjes të jetë duke filluar prej 17 prill (e premte) nga ora 16:00 deri më datë 21 prill (e martë) në ora 05:00 të mëngjesit.
⛔️Ndalohet lëvizja dhe grumbullimi në të gjitha vendet për rekreacion në parqet nacionale dhe pyje.
?Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të forcojë kontrollet në këto vende”.-përfundon ai.