Gjatë 24 orëve të kaluara sipas statistikës së MPB-së ndalesën për lëvizje në nivel të gjithë shtetit nuk e kanë respektuar 90 persona, me çka janë arrestuar 57, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të ketë masa adekuate.
Sipas të dhënave statistikore 20 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 241 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, informojnë nga MPB-ja.
Nga ana e nëpunësve të policisë janë kryer kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim, me çka janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën.