Qeveria e SHBA-së lëshoi 1,1 milion dollarë për zvogëlim të përhapjes së virusit Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut. SHBA-ja përmes Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) i siguron këto fonde deri te Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi i Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara – UNICEF për implementim të aktiviteteve për mbështetje të përpjekjeve të autoriteteve për ballafaqim me Kovid-19.
USAID është në koordinim të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partnerët humanitar ndërkombëtar dhe palët tjera të rrezikuara për identifikim të rajoneve të cilat janë prioritare.
“Në këtë kohë të pasigurisë dhe shqetësimit, puna së bashku është më e rëndësishme se kurrë më parë. Jam e bindur se mbështetja e siguruar me këtë pako të ndihmës do të japë kontribut të qëndrueshëm në luftën e Maqededonisë së Veriut kundër Kovid-19”, deklaroi ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz.
Me ndihmën amerikane mbështetje do të jepet në përforcimin e laboratorive për përgatitje të sistemit laboratorik për zbatimin e më shumë testeve për Kovid-19, monitoring dhe përgjigje e shpejtë e rasteve me Koivd-19, dhe mbikqyrje adekuate e të sëmurëve. Ndihma është kahëzuar edhe për trajnime dhe organizim të ekipeve për përgjigje të shpejtë gjatë hulumtimit të rasteve, vetëdijësimit të qytetarëve për hapat që mund t’i ndërmarrin për ta parandaluar dhe përgjigjen në përhapjen e virusit përmes fushatave mediatike të specifikuar, përmirësim i menaxhimit të rasteve për shkak të përforcimit të kujdesit klinik me minimizim të rreziqeve për bartje të mëtutjeshme te të tjerët, si dhe për parandalim të sëmundjes dhe rritjes së kontrollit në institucionet shëndetësore.
Në 20 vitet e fundit, siç citohet në kumtesën e USAID, SHBA ka investuar rreth 11,5 milion dollarë në sektorin shëndetësor në vend.