Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rritja lineare e të infektuarve me koronavirusin gjatë 15 ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është inkurajuese.
“Edhe pse është ende herët të sjellim përfundim, rritja lineare e të sëmurëve gjatë 15 ditëve të fundit është inkurajuese. Kemi numër të të sëmurëve përafërsisht të njëjtë për çdo ditë. Ky ishte qëllimi ynë që nga fillimi, me këtë trend sistemi ynë shëndetësor do të mund t’i shërbejë qytetarët dhe të përballet mirë me virusin korona. Kulmi i epidemisë ende nuk ka ardhur dhe tash është e nevojshme të gjithë të jemi të disiplinuar dhe t’i ndjekim pa përjashtim masat dhe rekomandimet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Bashkërisht me këtë, ata kanë publikuar edhe infografikë me të dhënat se si ka ndryshuar numri i të infektuarve për 15 ditët e fundit.