Shërbimet e Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme shpërndanë maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim në 15 ambulanta private në territorin e Komunës së Çairit.
“Kujdesi për sigurinë e personelit mjekësor që janë në vijën e parë të përballjes me virusin Kovid 19 është ndër prioritetet tona parësore për të cilin shumë sinqerisht jemi angazhuar”, theksojnë nga Komuna e Çairit.