Në periudhën prej datës 29/30 mars, në periudhën prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, gjithsej 13 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësisht e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, prej të cilëve 4 në rajonin e Tetovës dhe 9 në rajonin e Gostivarit. Në mesin e 4 personave në rajonin e Tetovës, një perosn i moshës 43 vjeçare, është nga Republika e Shqipërisë.
Të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, me ç’rast do t’ju përgaditet parashtresë adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.