Pritet që Maqedonia e Veriut sot deri tek Departamenti amerikan i shtetit ta dorëzojë Protokollin e ratifikuar për anëtarësim në NATO, me çka vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, njoftoi portali amerikan i specializuar për çështje mbrojtëse “Defence news”.
Hapi i tillë vijon pasi Spanja javën e kaluar e ratifikoi Protokollin, si të fundit mes anëtarëve të NATO-s, pas çka sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, më 20 mars dërgoi letër deri te kryeministri Oliver Spasovski me të cilën zyrtarisht e ftoi Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtarja e 30-të e Paktit, thekson portali.
Departamenti amerikan të mërkurën informoi se më 19 mars të vitit 2020 janë realizuar kushtet për “hyrjen në fuqi të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Marrëveshjes Veriatlantike i përgatitur në Bruksel më 6 shkurt të vitit 2019”.