Lidhur me masat e propozuara nga ana e LSDM-së dhe si ato u pranuan nga opinioni , kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në pjesëmarrjen e sotme në Ditarin e Servisit nacional televiziv, theksoi se Qeveria është ajo e cila do t’i sjellë vendimet përfundimtare për masat, duke i pasur parasysh kapacitetet që i ka, por gjithsesi partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe t’i kumtojnë edhe lajmet jo aq të këndshme.
200 milionë euro i japim mbështetje ekonomisë, punëtorëve dhe t’i ruajmë vendet e punës, ndërsa e tërë kjo e ruan likuiditetin, por edhe konsumin privat nga ana e punëtorëve dhe kompanive, kjo do ta ndihmojë konkretisht buxhetin, theksoi Zaev.
Kryetari Zaev theksoi se kjo pako është e rrallë në Ballkan nga aspekti pozitiv, ndërkaq për kokë banori një nga më të mëdhatë. E tërë kjo i referohet gjendjes së buxhetit kur u hasëm nga kriza, duke pasur parasysh atë se patëm buxhet likuid, me 3.6% rritje të ekonomisë, ndërsa vetëm 2.5 më parë ishim me minus 1.7%.
Kompanive u japim nga fondi për mbështetje i cili duhet të formohet për këtë dedikim, përmes kredive, kursimit dhe shkurtimit nga shpenzimet joproduktive të cilat nuk kanë implikim ndaj konsumit publik. Shkurtimi i rrogave tek administrata është hapi i dytë i shkurtimeve, theksoi Zaevi.