Gjatë 24 orëve të fundt janë diagnostifikuar edhe 29 raste të reja me korona virus, ndërsa për herë të parë është diagnostifikuar rasti i parë në Kumanovë.
Në grupin e rasteve të reja 22 janë në Shkup, 3 në Shtip, 2 në Dibër, 1 në Kumanovë dhe 1 në Ohër.
Bashkë me këto, numri i përgjithshëm i të infektuarve me KOVID-19 arrin në 114, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas vendit të banimit numri i përgjithshëm i të infektuarve janë si vijon: Shkup (65), Dibër (36), Shtip (7), Kavadar (2), Ohër (2), Gostivar (1) dhe Kumanovë (1).