Kreu i Qytetit të Shkupit përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se po rrënohen objektet-barakat rreth Klinikës Infektive për tu liruar hapsira për çasje sa më të lehtë deri në Klinikën Infektive.
“Po rrënojmë objektin e ashtuquajtur “Medicinerët” në Qendrën Klinike, për shkak të nevojave për hapsirë rreth Klinikës Infektive. Po ndihmojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Klinike”-ka shkruar mes tjerash Shilegov.