Presidenti Stevo Pendarovski sonte përmes rrjeteve sociale shprehu ngushëllim për Italinë, ku në 24 orët e fundit vdiqën 793 persona nga koronavirusi.
“Ngushëllim për Italinë dhe të gjithë banorët e saj, mes të cilëve janë edhe bashkëqytetarë tanë. Lajme të trishtuara dëgjojmë nga Italia çdo ditë. Numri i viktimave nga #COVID19 në 24 orë numërohet në disa qindra. Fotografitë nga spitalet janë të tmerrshme, ndërsa trendet janë të pavolitshme. Lajmet shqetësuese dëgjojmë për çdo ditë dhe nga vendet e tjara, në rajonin tonë dhe më larg”., shkruan Pendarovski në Fejbuk.
Edhe pse te ne numrat ende janë në rritje të butë, siç thekson, duhet të jemi të kujdesshëm.
“T’i respektojmë rekomandimet, të jemi të ndërgjegjshëm për shëndetin tonë dhe të jemi solidarë, sa mundemi të ndihmojmë. Përkufizoni lëvizjen tuaj dhe dilni nga shtëpia vetëm për nevojat të domosdoshme. Kjo është një betejë e përbashkët, jo vetëm e jona dhe jo vetëm këtu. Mbroni veten dhe të gjithë rreth jush”, ka shkruar presidenti në Fejsbuk.
Siç paraprakisht publikoi MIA, në Itali për një ditë ka 6.557 raste të reja, gjithsej 53.587. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 793, me çfarë bilanci i vdekjeve nga Kovid-19 është rritur në 4825.