Disa nga avokatët që i përfaqësojnë të akuzuarit për lëndën organizatorë të “27 prillit”, me letër e kanë njoftuar Gjykatën Penale – Shkup se më parë kanë qenë jashtë shtetit, përkatësisht si preventivë për mbrojtje nga Virusi Kovid-19, ata nuk dalin nga shtëpia.
Për këto arsye seanca e sotme për këtë lëndë u anulua për më 25 mars.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Në seancën paraprake të akuzuarit në fjalimet hyrëse deklaruan se kjo është ndjekje politike e porositur nga pushteti ekzekutiv.
Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa akuzën e përfaqësuan prokurorja Villma Ruskoska.