Pozitivë janë testet e tre pacientëve të cilët janë testuar në Klinikën “Zhan Mitrev”, ndërsa për ata ISHP-ja bëri teste kontrolluese, me të cilat është konfirmuar rezultatit paraprak, kumtoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Deri në orën 12 sot në vend janë konfirmuar gjithsej 26 persona të infektuar me koronavirus. Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.
Mëngjesin e sotëm janë testuar 10 pacientë.
Ministri i Shëndetësisë sot zhvilloji një takim me Komisionin për sëmundje infektive dhe mori pjesë në Shtabin e krizave të Qeverisë. Më shumë informacion do të kumtohen në konferencën për shtyp të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe të planifikuar për në ora 14:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.