Shtatë raste të reja të të infektuarve me korona virusin KOVID19, njoftoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Sot kemi pesë pacient të ri pozitiv dhe dy të diagnostifikuar në laborator tjetër, të cilët do të suhet të vërtetohen nesër në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik”, deklaroi ministri Filipçe, njofton Drejt.mk.
Ai sqaroi se nga 7 rastet e testuara në mëngjes, pozitive ka dalë vetëm një grua 54 vjeçare e lthyer nga Holanda, ndërsa pasdite janë testuar edhe dhjetë persona të tjerë, prej të cilëve 4 kanë rrezultuar pozitivisht, njofton Drejt.mk. Dy persona të tjerë, siç njoftoi ministri Filipçe janë testuar në një spital privat dhe kanë rrezultuar gjithashtu pozitivisht me korona virus. Por për këta dy të fundit ai tha se do të bëhet vërtetim në Institutin e Shëndetit Publik./Drejt.mk/
A. Zeqiri