Komuna e Butelit ka formuar një ekip të mbrojtjes dhe parandalimit nga KOVID-19 për t’i furnizuar me ilaçe dhe produkte ushqimore kategoritë e moshave të shtyra, ato me rrezik të lartë, të qytetarëve me sëmundje kronike nga i gjithë territori i Komunës së Butelit, njofton Portalb.mk.
Çdo qytetar i kategorive të mësipërme që ka nevojë të blejë ilaçet e nevojshme, ushqimin dhe mjete higjienike në mënyrë që të mos i ekspozohet rrezikut shtesë për t’u infektuar me Covid-19 (virusi korona) do të jetë në gjendje të telefonojë numrin e telefonit: 075 / 249-314 nga 08:30 deri në 16:30, duke i përfshirë edhe fundjavat.
“Ekipi ynë do të zbatojë të gjitha masat paraprake dhe do të arrijë në çdo shtëpi ku nevojitet mbështetje për të siguruar furnizime elementare. Kjo është një kohë kur duhet të jemi përgjegjës dhe të qëndrojmë në shtëpi. Buteli në mbështetje të më ndjeshmëve”, thuhet në njoftimin e Komunës Butel.