“Prej 9-të pacientëve, 6 janë në gjendje stabile, te tre ka përkeqësim të lehtë të gjendjes, frymëmarrje të rënduar, por ende nuk ka nevojë për mbështetje respiratore. Pacientët janë në moshë mbi 65/6 vjet. Gjatë natës nuk ka pasur, por sot në mëngjes është paraqitur në pacient në Klinikën Infektive, i presim rezultatet, do të njoftojmë kur të jenë gati”, tha ministri i shëndetësisë, Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp.
“Kafiteritë dhe restorantet do të punojnë deri në ora 18:00. Qëllimi i masave nuk është të mbushen kafiteritë dhe restorantet. Të anulohen të gjitha kino projeksionet. Të mënjanohen tubimet nëpër bastore. Vazhdimin e terapive të pacientëve me sëmundje kronike që është dashur që ta bëjnë në mjek specialist, atë do ta bëjnë te mjeku amë – kjo nuk do të vlejë për pacientët e ri të diagnostikuar, të cilët patjetër duhet që të shkojnë në specialist”, tha Filipçe, duke i porositur komunitetet fetare që t’u përmbahen masave të propozuara nga Qeveria.
Ministri njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka emëruar drejtor të ri të Dermatologjisë, gjegjësisht Suzana Nikollovskën, pasi që paraprakisht e ka shkarkuar drejtoreshën, Nina Caca Biljanovska e cila duke qenë e infektuar me virusin korona ka shkuar në punë 5 ditë me radhë.