Regjimi e robëroi dhe e keqpërdori shtetin, e posaçërisht policinë, gjyqësinë dhe mediat, ndërsa çdo tentim të shprehet mendim i ndryshëm e dënoi me burgime, torturë, raste të montuara gjyqësore dhe linçim në mediat dhe në rrjetet sociale. Paraburgimi u shndërrua në ndëshkim, ndërsa dënimet me burg ishin maksimale dhe drakonike, të bazuara në dëshmi dhe dëshmitarë të dyshimtë.
Sllobodan Bogoevski, Emel Ramkovska dhe d-r Todor Piperkovski, viktima të regjimit, do të flasin në panelin e CIVILit “Viktima të regjimit – dëshmi dhe imazhe” në organizim të CIVILit, nesër, 11 mars, në hotelin Park Rezidence ( pas Stadiumit të qytetit), me fillim në ora 12. Moderator i panelit do të jetë Xhabir Deralla, presidenti i CIVILit.
Interesimi i opinionit për këtë temë është i madh, posaçërisht pas panelit më 21 dhjetor të vitit 2019. CIVILi edhe njëherë do ta hap këtë temë për opinionin, që të mos harrohen të këqijat e një regjimi autoritar.
Ngjarja është e hapur për opinionin. Në pajtim me rekomandimet e qeverisë kundër korona virusit, CIVILi rekomandon paneli të ndiqet në një nga onlajn kanalet në platformën mediatike të CIVILit.