Nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, vjen vendimi zyrtar ku njoftohet se për 14 ditë do të mbyllen institucionet arsimore, do të ndalohen takimet masovike, kulturore, sportive, etj.
Në vendimin zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se kushdo që nuk i respekton rregullat e vendosura do të ketë penalizizme sipas kodit penal, shkruan InfoShqip.com
Ja çfarë thuhet në Venndimin zyrtar:
1. Në afat prej 14 ditësh mbyllen të gjitha institucionet arsimore në vend;
2. Ndalohen të gjitha takimet masovike (kulturore, sportive etj.);
3. Vetizolim për të gjitha personat që vijnë nga vendet e prekura në afat prej 14 ditësh;
4. Këshillohet që personat më të rritur dhe të sëmurët me sëmundje kronike ti evitojnë daljet publike;
5. Këshillohet që të mos udhëtoni në vendet e prekura me koronavirus;
6. Personeli shendetësor i angazhuar në procesin zgjedhor të largohen dhe të njejtët të zëvendësohen;
7. Ata të cilët nuk i respektojnë këto rregulla do të dënohen sipas kodit penal.