Në Kongresin e 24 të LSDM-së që zhvilloi punimet sonte në Shkup, kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, publikoi emrat e bartësve të listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit. Ata më pas morën edhe mbështetjen e delegatëve të Kongresit.
Në njësinë e parë bartës do të jenë Nikolla Dimitrov dhe Milla Carovska, në njësinë e dytë Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska, në njësinë e tretë Ljupço Nikollovski dhe Jagoda Shahpanska, në të katërtën Zoran Zaev dhe Sonja Mirakovska, në njësinë e pestë Radmilla Sheqerinska dhe Jovan Mitreski, ndërsa në njësinë e gjashtë listën do ta kryesojë Bilall Kasami i pasuar nga Fanica Nikollovska.
Paraprakisht, nga LSDM mësuam se nënkryetari i kësaj partie, Muhamed Zeqiri do të jetë i treti me radhë në njësinë e dytë zgjedhore.
A. Z.