Zbulimi i dezinformatave në kohë reale është i rëndë dhe shumë i shtrenjtë. Grumbullimi i dëshmive dhe fakteve dhe zbulimi kërkojnë shumë kohë dhe në fund, që të vijë deri tek qytetarët kjo kushton shumë. Në dy vitet e fundit kemi publikuar më shumë se 200 artikuj të cilat janë lexuar më shumë se 13 milionë herë. Kjo është arritje ose prekje e madhe për vendin si Lituania dhe është rezultat mjaftë serioz, që tregon se njerëzit duan ta mësojnë të vërtetën dhe kujdesen për të njëjtën.
Këtë e theksoi Viktoras Dakushas, drejtor i iniciativës Debunk,eu në Lituani, në debatin e “Ndikimit të dëmshëm të dezinformatave” në organizim të asociacionit qytetar MOST.
Tha se është rëndë të perceptohet si ndahet informacioni përmes Internetit, përmes grupeve ose ueb-faqeve, përmes rrjeteve sociale, prej ku vijnë komentet.
Shtoi se është punë e mirë që shumë organizata punojnë në kontrollin dhe zbulimin e fakteve.
Daushkas thekson se qytetarët duhet të jenë shumë të informuar dhe të arsimuar, ndërsa për këtë janë të nevojshme mediumet ose gazetarët të cilëve u besohet dhe t’u tregohet njerëzve e vërteta për të gjitha – për gjeneratat më të vjetra mediumet janë mënyra e vetme që të arsimohen.