Pengesa e fundit që mund të paraqitej para vendimit të liderëve evropuan në samitin radhës, sipas paralajmërimeve nga qarqe diplomatike, sot është tejkaluar. Komisioni evropian në raportin që do ta publikojë pak më vonë mbetet në vendimin për të rekomanduar hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut ka forcuar përpjekjet e saj dhe garanton rrezultate të mëtejshme në aferat kyçe të cilat ishin identifikuar në konkluzat e Këshillit në vitin 2018. Në konsekuencë me këtë, thelbi që Komksioni të rekomandojë hapjen e bisedimeve qasëse me Maqedoninë e Veriut mbetet edhhe më tej valide”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian, mëson Europort.mk
Në raport thuhet më tej se komisioni ka ndjekur gjendjen në tre sfera kyçe: e para, reformat në gjyqsor dhe qasja proaktive në hetime, paditë dhe aktvendimet për korupsion dhe krimin e organiziar, përfshirë edhe atë në nivel të lartë; më tej reformat në shërbimet e sigurisë dhe zbulimit; dhe e treta, reforma në administratën publike.
Raporti ka vlerësuar si praktikë të mirë edhe shkarkimin e gjashtë gjykatësve, përfshirë edhe ish kryetarin e Gjykatës penale, si dhe marjen e imunitetit një gjykatësi nga Gjykata administrative. Si hapa pozitiv KE ka vlerësuar edhe inspektimin mbikqyrës të Akmis aistemit dhe ligjin e ri me të cilin eliminohen anomalitë gjatë ndarjes së lëndëve, transmeton Europort. Në raport theksohet edhe Ligji i ri për prokurorinë publike, qëllimi i të cilit, sipas KE-së, është të sigurohet përgjegjësia për shkeljet e bëra ndaj ligjit dhe mbyllja e plotë e rasteve të hapura nga PSP, deri në vendimin e plotëfuqishëm të gjykatës. /Europort.mk/