Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat e Financave dhe Ekonomisë Nina Angellovska dhe Kreshnik Bekteshi sot do të marrin pjesë në Samitin Internacional të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Ballkanin Perëndimor në Londër.
Me Samitin, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, do të kryesojnë Suma Çakrabarti, kryetar i BERZH dhe Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, si vend kryesues me BE-në.
Samiti, siç bëhet e ditur, ka për qëllim që t’i konfirmojë projektet më të rëndësishme të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me rëndësi rajonale të cilat në periudhën e ardhshme mund të presin mbështetje për realizim nga BERZH-i.
Në kuadër të vizitës, është paraparë edhe takim bilateral i Spasovskit me kryetarin e BERZH-it, Suma Çakrabarti.