Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se pret dënime me burg për ata që kanë shkelur ligjin dhe lir për ata të burgosur për të cilët nuk ka dëshmi se kanë kryer vepra penale.
Në fjalimin e tij para godinës së Gjykatës gjatë marshit me moton “Marshojmë për drejtësi”, Zaev kërkoi nga të pranishmit që t’i përshëndesin 80 deputetëtë që votuan “pro” Ligjit për Prokurori Publike. Ai tha më tej se tani gjykata duhet të marrë përgjegjësi.
“Është e rëndësishme se me këtë ligj politikanët nuk do të mund të emërojnë dhe zgjedhin prokurorë. Kështu që, ju siguroj, nuk ka më fletore, ndërsa ata që janë fajtorë për fletoret e vjetra, do të përgjigjen. Dëshmuam para qytetarëve se kemi kapacitet demokratik që të krijojmë institucione të forta dhe të pavarura. Jo vetëm që ecim me shpejtësi drejt drejtësisë, por edhe drejt integrimeve evropiane. Dëshmojmë se guxojmë dhe se mund të realizojmë reforma për shtetin. Tan radhën e ka BE-ja dhe vendet e saj anëtare. Ne premtimet tona i realizuam, radhën e ka BE-ja t’i realizojë premtimet e saj”, tha Zaev.