Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së këtë pasdite nga Kuvendi kërkoi nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski që të mos e nënshkruajë Ligjin për Prokurorinë publike, i cili sipas tyre është miratuar në mënyrë të paligjshme.
Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në pres konferencë tha se ajo që ndodhi sot në seancën plenare ishte një shkelje e demokracisë dhe në kundërshtim me dispozitat e Rregullores së punës.
“Ky është rregull autoritar i veprimit. Kjo nuk është më demokraci. Vendimi i Kuvendit është i parregullt dhe i paligjshëm. Një ligj i tillë, i cili nuk është miratuar, nuk duhet të nënshkruhet nga presidenti Pendarovski dhe ne i bëjmë thirrje që të mos i jap legjitimitet shkeljeve të tilla brutale të ligjeve dhe procedurave”, tha Micevski.
VMRO-DPMNE, siç tha Micevski, do të qëndrojë në Kuvend dhe do të marrë pjesë vetëm në seancën ku do të vendoset për shpërndarjen e kësaj përbërje parlamentare.
“Ne presim që sot të ketë shpërbërje të Kuvendit. Do të jemi prezent në Kuvend, ndërsa jo në sallë. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të hyjë në sallë kur të votohet për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Micevski, duke shtuar se gjithçka që bën LSDM është ikje nga zgjedhjet.