Kuvendi ka vazhduar maratonën e paralajmëruar nga kryetari Talat Xhaferi.
Para tre orëve përfundoi debati parlamentar për Ligjin e Prokurorisë Publike, por shtyhet votimi për të njëjtin. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në tentimin për të vendosur ligjin në votim konstatoi se nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë dhe më pas caktoi një orë pauzë. “Ku janë tani fejsbuk mejkerët, le të tregojnë tani ku janë deputetët”, tha Xhaferi para se të caktojë pauzën, njofton drejt.mk.
Gjatë kësaj pauze nuk u sigurua shumica e nevojshme, atëherë votimi u shty për ditën e shtunë, ndërsa në vazhdim Xhaferi caktoi seancën e re ku në rend dite mes tjerash janë edhe pikat për shkarkimin e ministres Rashell Mizrahi dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Diskutimi për Mizrahin filloi me akuza dhe kundër akuza mes pushtetit dhe opozitës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së thanë se nuk ka bazë për shkarkimim e Mizrahit, ndërsa kryeministri Oliver Spasovski, akuzoi se e njëjta ka përsëritur disa herë veprimin anti kushtetues dhe ka keqpërdorur detyrën për interesa partiake.
A. Zeqiri/drejt.mk/