Caktohet pauza e dytë në seancën për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Kësaj radhe deputetja Emilija Aleksandrova kërkoi pauzë për të qetësuar tensionet mes deputetëve të pavarur dhe atyre të VMRO-DPMNE-së.
Antonio Milloshovski pyeti deputetët e LSDM-së a e quajnë ende terrorist Kërsto Mukovskin dhe akuzoi se kompanisë së këtij të fundit Qeveria i ka ndarë tender 4 milion euro. Mukovski në kundërpërgjigjen e tij e quajti Milloshovskin kriminel dhe e akuzoi se ka drejtuar turmën drejt Zaevit më 27 prill.
“Fjalimi juaj ishte fjalim i një krimineli. VMRO-DPMNE është bërë peng i disa kriminelëve si ji dhe e keni kthyer partinë në Agim të artë. Ti Milloshovski e dib se një ditë do të përgjigjesh. Unë e vuajta dënimin për atë gabim, ndërsa sipas një dëshmie në gjyq ju i keni thënë turmës ngjiteni lartë te Zaevi”, tha Mukovski.
Kjo është pauza e dytë e cila caktohet që nga vazhdinu i seancës së sotme, ku për diskutim janë paraqitur 38 deputet, të gjithë nga VMRO-DPMNE dhe vetëm dy nga partitë e tjera.