Komisioni Evropian pret Shkupi dhe Tirana të marrin datë për fillimin e negociatave për inkuadrim në Bashkimin Evropian para takimit të majit në Zagreb, kushtuar Ballkanit Perëndimor. Këtë e kumtoi Parlamenti evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varheji.
Ai shtoi se KE ka për qëllim ta përshpejtojë progresin e rajonit drejt një perspektive të qartë evropiane.
Varheji theksoi se ndryshimet në rregullat për negociatat inkuadruese të propozuara nga Komiteti para disa ditëve parashohin kërkesa më të qarta për vendet kandidate dhe pasoja më të qarta në mungesë progresi.
Sipas tij, nëse sërish anulohet vendimi për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, kjo do ta vë në pikëpyetje stabilitetin e rajonit dhe do të hapë hapësirë për forcat e huaja. Varheji i bëri thirrje BE-së sa më shumë t’i trajtojë vendet kandidate si vende të Bashkësisë.
Partia Popullore Evropiane i mbështeti ndryshimet e propozuara nga Komisioni dhe shfaqi shpresë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin datë para muajit maj.
Socialistët dhe demokratët e përshëndetën KE-në për propozimin, i cili ka për qëllim t’i shmanget stagnimit të mëtejmë në marrëdhëniet me Shkupin dhe Tiranën. Sipas kësaj fuqie parlamentare, anulimi i ri për caktimin e datës për dy kryeqytetet do t’i vë në pikëpyetje reformat afatgjata.
Grupi Ripërtërije Evropën i mbështeti ndryshimet, por bëri thirrje që të mos lejohet mossukses i ri pasi BE nuk arriti ta caktojë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, vjeshtën e kaluar.
“Është e vërtetë se nuk mund të japim premtime të cilat nuk mund t’i plotësojmë”, tha eurodeputeti Ilhan Quçuk, i cili e prezentoi mendimin e grupit. Shpresojmë se kësaj radhe nuk do të ketë befasira në moment të fundit, tha ai.
Të gjelbrit i përshëndetën ndryshimet e propozuara nga KE-ja, duke theksuar se në rastin me Serbinë, qeverisja e së drejtës dhe liria e mediave janë përkeqësuar nga fillimi i negociatave për inkuadrim.