Kuvendi ka miratuar sonte në lexim të parë nevojën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik.
Për të parin 63 depute votuan për dhe 32 kundër, ndërsa për ligjin e Këshillit të Prokurorëve 59 për dhe 32 kundër.
Pas votimit, Komisioni për çështje evropiane ka njoftuar se për nesër ka caktuar seancën ku në rend dite janë ligjet për Prokurori publike dhe ndryshimet e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik ku sonte Kuvendi vendosi të miratohen në procedurë të shkurtuar.
“Për nesër, 11 shkurt (e martë) 2020, kryetari i Komisionit për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e caktoi mbledhjen e Komisionit për çështje evropiane në rend dite te të cilit janë Ligji për prokurori publike dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e dërguar të deri te mediat nga Komisioni për çështje evropiane.