CIVILi u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe pjesëmarrësve në seminaret për gazetari qytetare, vëzhguesve në proceset e kaluara zgjedhore, si dhe të gjithë qytetarëve të interesuar të aplikojnë për vëzhgues afat-shkurtë të zgjedhjeve të ardhshme. ( QASJE NË APLIKIM)
Afati për paraqitje për vëzhgues afatshkurtë të zgjedhjeve në ekipin e CIVILit është deri më 20 shkurt, ora 12 e mesditës.
Funksionarë dhe aktivistë të partive politike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë thirrje. Nuk lejohet vëzhgim në dy organizata njëkohësisht.
Përparësi në procesin e zgjedhjes për vëzhgues, si zakonisht, kanë anëtarët dhe mbështetësit e CIVILit, vëzhgues të mëparshëm, si dhe ata që kanë marrë pjesë në seminaret për gazetari qytetare.
Nga ekipet për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, për dy më të suksesshmit do të ofrohet angazhim në sferën e monitorimit dhe promovimit të projektit “Evropa është shtëpia jonë” deri në fund të janarit 2021.
Vëzhguesit e CIVILit, si dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, çdo herë kanë mundësi të bëhen pjesë e projekteve të CIVILit, posaçërisht në projektin “Objektivi qytetar”.
Për të gjithë kandidate(ë)t është e rëndësishme të dinë se monitorimi i CIVILit nënkupton mobilitet, përkushtim dhe paanshmëri. Vëzhguesit afat-shkurtë janë aktivë gjatë heshtjes zgjedhore, në ditën e votimeve dhe një ditë pas votimeve.
Ekipi i CIVILit për komunikime