Deri në shpërbërjen e Kuvendit ka kohë të mjaftueshme për të miratuar ligjin e prokurorisë, vlerëson kryeministri Oliver Spasovski. Përveç këtij ligji ai thotë se deri më 12 shkurt ka kohë edhe për të gjitha zgjidhjet e tjera ligjore të cilat janë të dobishme për të përmbushur detyrimet, me qëllim marjen e datës për bisedime me BE-në. E vetmja gjë që nevojitet, thotë Spasovski, është vullneti politik që deputetët të jenë në nivel të përgjegjësisë, njofton Europort.mk.
“Është shumë e rëndësishme që çdo subjekt, të gjithë deputetët e Kuvendit, grupet dhe kështu me radhë të jenë në nivel të përgjegjësisë personale dhe ende vlerësoj se ajo përgjegjësi që e kanë para se gjithash deputetët para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbisundojë para interesit personal, partiak ose çfarëdo qoftë tjetër. Unë pres që do të ketë mundësi dhe do të krijojmë shumicë parlamentare e cila do të mbështesë ligjin e ri të prokurorisë publike. Unë dëshiroj që këtë ta bëjnë të gjitha subjektet politike, të gjithë të kyçen në ardhmërinë e këtij shteti”, deklaroi Spasovski.
Sipas marrëveshjes për zgjedhjet e 12 prillit, tre ditë kanë ngelur gjithsej deri në shpërbërjen e Kuvendit. Brenda këtij afati duhet të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike.