Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ju ka bërë thirje edhe një herë deputetëve dhe partive parlamentare që të mbështesin Ligjin për Prokurorinë Publike i cili nesër pritet të hyjë në procedurë parlamentare. Për të arritur afatet ligjore, sonte pritet që ligji të shqyrtohet në seancë të Qeverisë, transmeton drejt.mk.
“Kemi bërë zgjidhje që besoj se meriton konsensus në Parlament. Edhe një herë dërgoj ftesë të drejtpërdrejtë për VMRO-DPMNE-në të marrin pjesë në këtë ligj, pasi gjithçka që kërkuan në këtë periudhë nëpër biseda të cilat dy vite po zhvillohen, janë aty. Kemi zgjidhje ligjore që definitivisht do t’i ndihmojë shtetit tonë në rrugën drejt BE-së, por edhe definitivisht do t’i ndihmojë edhe qytetarëve tanë të kenë shtet juridik”, deklaroi Zaev.
Zaev tha se ka dakorduar ligjin me të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe partitë politike duke pranuar shumë nga vërejtjet e tyre, përveç se me VMRO-DPMNE-në të cilët nuk janë kyçur me asnjë ankesë.
A. Zeqiri /drejt.mk/