Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazë dëshirën e të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Jordan Kamçev dhe e konfirmoi zgjidhjen e shkallës së parë me të cilën është refuzuar propozimi i të dyshuarit për zëvendësim të masës së kujdesit me garanci.
“Gjykata e Apelit mori vendim me të cilën ankesa e të dyshuarit J.K. nga Shkupi, e deklaruar përmes avokatit të tij e refuzoi si të pabazë, ndërsa vendimin e shkallës së parë, me të cilën është refuzuar propozimi i të dyshuarit për zëvendësim të masës së kujdesit me garanci, e konfirmoi”, kumtoi Apeli.
Nga Gjykata e Apelit informojnë se vendimet e marra kështu do të publikohen në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afatin e caktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykatat.
Mbrojtja e të dyshuarit në “Perandoria”, biznesmeni Jordan Kamçev, duke elaboruar dëshirën për pezullim të masës së kujdesit dhe marrjes së dokumentit të udhëtimit, më 23 janar të këtij viti në Gjykatën e Apelit në Shkup, tha se garancia e ofruar prej mbi 3 milionë eurove është shumë serioze, sidomos sa i përket kthimit të dokumentit të udhëtimit, e jo masës së arrestit.