Nëpunës policorë janë thirrur në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të dhënë deklaratë për procedurën, e cila është në vijim, konfirmuan për MEDIAL nga Prokuroria.
Janë marrë telefonat, ndërsa zyrtarët policorë janë para prokurorit përgjegjës publik, thonë nga Prokuroria dhe shtojnë se për momentin nuk mund të japin më shumë detaje.
Paraprakisht, një pjesë e mediave publikuan se po zhvillohen arrestime të zyrtarëve të lartë policorë nga ekipi i ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev për shkak dhënies së sekreteve zyrtare, dokumenteve, incizimeve nga masa PI dhe publikimin e tyre nëpër portale. /Medial/