Nga një vend që bllokonte shtetin tonë në çdo hap drejt integrimeve euri-atlantike, për shkurt kohë, pas Marrëveshjes së Prespës, Greqia u kthye në avokat jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Shqipërinë. Madje, zyrtarë të partisë Nea Demomratija që kur ishin në opozitë organizonin protestat më të ashpra kundër Marrëveshjes së Prespës, sot janë më të zëshëm në thirjet që Shkupi dhe Tirana të marin datë për bisedime me BE-në.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias nga Kroacia ku takoi homologun e tij Gordan Grlic Radman ripërsëriti thirrjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në samitin e marsit.
“Një dritë e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që është e mundur është e rëndësishme, në mënyrë që të sigurohet një vrull i mëtejshëm për reformat në ato vende, si dhe stabilitetin në rajonin e gjerë.
Sigurisht që kushti i caktuar është përmbushur”, tha ai. Në Tetor negociatat u shtynë për një tjetër datë, pas vetos së Francës që kërkoi më parë ndryshimin e metodologjisë së anëtarësimeve të reja.