LSDM në seancën e sontme të Këshillit qendror filloi procedurë për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Lideri i partisë Zoran Zaev pas seancës deklaroi se procesi për zgjedhjen e kandidatëve do të jetë transparent, inkluziv dhe profesional me qëllim që të zgjidhen personalitetet që janë më të përgjegjshëm, më të ndershëm dhe më profesionistë të cilët gëzojnë imazh të mirë dhe besim në profesionet dhe në vendbanimet.
Procedura për zgjedhje do të fillojë në bazë – këshillat vendorë dhe organizatat komunale të cilat propozojnë kandidatë ndërsa do të ketë mundësi për vetëkandidim.
Risi në procedurë është formimi i grupit të punës i cili duhet të krijojë rang listë të kandidatëve për deputetë, ndërsa i cili në përbërjen e vet në mënyrë të obligueshme përfshin ekspertë të jashtëm të fushave të ndryshme dhe do të vendosë në bazë të kritereve të përcaktuara në mënyrë rigoroze.
Listat përfundimtare, në pajtim me Statutin e partisë do të konfirmohen në Kongresin e LSDM-së. Në këtë mënyrë, sipas Zaevit, do të zgjidhen kandidatët më të përgjegjshëm.
“LSDM-ja ka dëshmuar se ka ndërmarrë masa të guximshme dhe vendimmarrëse kur është në pyetje demokracia, liria dhe kthimi i shtetit në duart e qytetarëve. Kemi krijuar koncept të Qeverisë së hapur, mundësuam ambient të mediave të lira me liri të garantuar të të shprehurit që njihet prej të gjithë faktorëve ndërkombëtarë” theksoi lideri i LSDM-së.
Ai theksoi se kanë arritur të krijojnë konceptin e një shoqërie për jetesë të qetë, të suksesshme dhe të përbashkët të bashkësive të ndryshme dhe individëve, duke shtuar se janë bërë hapa edhe për pavarësinë e plotë të Parlamentit.
“Kuvendi, nga një vend ku në vitin 2017 thyheshin koka, u transformua në një vend ku sillen ligje në interes të qytetarëve dhe shtëpi e demokracisë dhe e qytetarëve”, potencoi Zaev.
Lideri i LSDM-së shprehu falënderim për deputetët e LSDM-së dhe të koalicionit të cilët, siç tha, sollën vendime historike dhe e orientuan shtetin aty ku edhe bën pjesë, drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Shprehu falënderim edhe për deputetët e tjerë jashtë grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të cilët, siç tha, dëshmuan se interesi i popullit dhe i shtetit është shkelur nga interesi i partisë.
I pyetur nëse pret të arrihet marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe nëse do të sigurohen 80 deputetë që të sillet, Zaev theksoi se pas debatit publik të ekspertëve pret që të gjithë t’i japin propozimet e tyre dhe të formohet versioni përfundimtar i Ligjit që Qeveria do ta propozojë në Kuvend me flamur evropian.
Vlerëson se do të ishte mirë që ligji të sillen me konsensus prej të gjithëve, por nëse kjo nuk arrihet, ligji do të shkojë në votim dhe do të shihet nëse ka shumicë prej dy të tretash.
Pres mbështetje nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe edhe njëherë të konfirmojnë se qëndrojnë pas interesave të shtetit.
Zaev beson se për ligjin mund të arrihet shumicë më e madhe se 80 votat e nevojshme.
“Ligji patjetër duhet të sillet, nëse jo tani pas zgjedhjeve”, theksoi lideri i LSDM-së.